Një avion luftarak F-18 është rrëzuar në bazën ajrore në Zaragozë të Spanjës, duke shpërthyer pranë një autostrade, shkruan DailyExpress.
Sipas raportimeve, piloti që drejtonte avionin arriti të dilte para përplasjes. Polici ka thënë se ai ka pësuar lëndime në këmbë, ndërsa është transferuar në spitalin ushtarak.
Nuk u raportua për lëndime të tjera.
Përplasja ka ndodhur gjatë një ekspozite. Piloti kishte kryer manovra kur ndodhi përplasja pasdite.
Pamjet e rënda tregojnë momentin e rrëzimit të avionit dhe më pas shpërthimin e tij.
Different angle of Spanish fighter jet crash earlier today.pic.twitter.com/0oJMfeaCyl
— The Spectator Index (@spectatorindex) May 20, 2023
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëzohet aeroplani F-16 në Poloni, humb jetën piloti
-
Dy avionë përplasen gjatë një shfaqjeje në Francë
-
Piloti vdiq pas përplasjes së aeroplanit në festën për zbulimin e gjinisë
-
Tetë të vdekur pas rrëzimit të një avioni ushtarak amerikan
-
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në sulmet ndaj Iranit