Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrahje “e çuditshme” masive në Kinë, sulmohen gratë (VIDEO)

Rrahje “e çuditshme” masive në Kinë, sulmohen gratë (VIDEO)

Një rrahje e çuditshme ka ndodhur në orët e vona të së premtes në Kinë, ku janë përfshirë dhjetëra persona, ndër ta edhe disa gra, raportoi të dielën Reuters.

Videoja që është bërë virale fillimisht nga rrjetet sociale në Kinë, tregon se e gjitha nisi me disa burra që sulmuan gratë në një restorant në qytetin verilindor të Tangshanit në orën 2:40 të mëngjesit.

Pamjet treguan se si një burrë i afrohet një tavoline brenda një restoranti dhe prek një grua dhe më pas e godet pasi ajo e shtynë atë.

Një përleshje masive pasoi kur një grup burrash reaguan duke sulmuar brutalisht viktimën dhe gratë tjera me të cilat po shoqërohej.

Policia ka thënë se dy gra kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë, megjithatë po trajtohen në spital.

Edhe Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë Botë 1 j. më parë Kina goditet nga një tajfun i fuqishëm, evakuohen afro 2 milionë banorë

Nëntë persona që dyshohet se u përfshinë në këtë sulm janë arrestuar të shtunën pasdite dhe po hetohen.