Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

31 të vdekur në një restorant kinez

Nëntë persona janë arrestuar pas një shpërthimi në një restorant në veri-perëndim të Kinës, i cili ka vrarë të paktën 31 persona.

Një rrjedhje gazi dyshohet se ka shkaktuar shpërthimin në qytetin Yinchuan mbrëmjen e së mërkurës.

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë thirrje për “përpjekje të gjithanshme” në operacionin e shpëtimit dhe ka kërkuar një hetim mbi shpërthimin, shkruan BBC.

Pronari i restorantit Fuyang Barbecue ishte në mesin e të arrestuarve, raportuan mediat shtetërore.

Shpërthimi ndodhi në prag të festës tre-ditore të Dragon Boat Festival në Kinë, një kohë kur shumë familje dhe miq mblidhen për vaktet festive.

Edhe Dy të vdekur e mbi 20 të lënduar nga një shpërthim në Kinë Botë Dy të vdekur e mbi 20 të lënduar nga një shpërthim në Kinë

Disa nxënës të shkollave të mesme dhe pensionistë ishin në mesin e të vdekurve.

Të paktën shtatë persona janë të plagosur, njëri prej të cilëve është në gjendje kritike, ka njoftuar agjencia e lajmeve Xinhua.

Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për përpjekje maksimale në trajtimin e të plagosurve dhe rritjen e masave të sigurisë.

“Ne duhet të bëjmë çmos për të shpëtuar të plagosurit dhe për të siguruar familjet e viktimave, për të identifikuar shkakun e aksidentit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të ndjekur seriozisht përgjegjësit sipas ligjit”, tha Xi.

Restoranti është pjesë e një grupi restorantesh dhe ambientesh argëtimi në qendër të qytetit Yinchuan.

Edhe 39 të vdekur nga zjarri në një dyqan në Kinë Botë 39 të vdekur nga zjarri në një dyqan në Kinë

Transmetuesi shtetëror CCTV transmetoi pamjet e më shumë se një duzinë të zjarrfikësve duke shuar zjarrin ndërsa tymi derdhej nga një vrimë e hapur në fasadën e restorantit. Pjesët e qelqit dhe mbeturinat e tjera mbushën rrugë.

Sipas një hetimi paraprak nga zjarrfikësit, një punonjës restoranti kishte ndjerë erën e rrjedhjes së gazit rreth një orë para shpërthimit.