Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

39 të vdekur nga zjarri në një dyqan në Kinë

Të paktën 39 persona janë raportuar të vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një dyqan në provincën qendrore kineze Jiangxi, shkruan BBC.

Sipas raportimeve të mediave, zjarri filloi të mërkurën pasdite me orën lokale në bodrumin e një ndërtese në qytetin Xinyu.

Dhjetëra punonjës të shërbimit të urgjencës janë dërguar në vendngjarje dhe përpjekjet për shpërtim janë duke u zhvilluar.

Mësohet se kanë mbetur të lënduar edhe një numër personash të tjerë.

Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për hetim mbi shkakun e zjarrit dhe për “frenimin” e incidenteve të tilla vdekjeprurëse në vend.

Edhe 26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë Botë 26 të vdekur në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë

Zjarri i së mërkurës vjen disa ditë pasi 13 fëmijë vdiqën kur një zjarr shpërtheu në një konvikt shkolle në provincën qendrore Henan.

Shtatë punonjës u arrestuan më vonë nga policia.