Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

13 të vdekur pas zjarrit në konviktin e një shkolle në Kinë

Trembëdhjetë persona kanë vdekur pas zjarrit që shpërtheu në konviktin e një shkolle në Kinën qendrore, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Zjarri vdekjeprurës ndodhi të premten në mbrëmje në një shkollë për fëmijë të vegjël në fshatin Yanshanpu, provincën Henan, shkruan BBC.

Menaxheri i shkollës është arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar. Një person që ka mbetur i lënduar po trajtohet në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.

Përmes kanaleve zyrtare nuk u dhanë detaje të mëtejshme për shkakun e zjarrit.