Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dy të vdekur e mbi 20 të lënduar nga një shpërthim në Kinë

Të paktën dy persona humbën jetën dhe më shumë se 20 të tjerë u lënduan nga një shpërthim që shkatërroi një restorant në Kinë.

Restoranti në provincën kineze Hebei, në qytetin Sanhe, u shkatërrua plotësisht nga shpërthimi.

Mediat shtetërore raportojnë se dyshohet se shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tym dhe mbeturina në rrugë, ndërsa ndërtesat dhe veturat aty pranë u dëmtuan si pasojë e shpërthimit.

VIDEO: