Kryetari i arrestuar i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka dalë të premten para gjykatës në qytetin e Silivrit për t’u përballur me akuzat e shumta që janë ngritur kundër tij. Me këtë rast, me qindra mbështetës të rivalit kryesor politik të presidentit Recep Tayyip Erdogan janë mbledhur para burgut të këtij qyteti afër Stambollit, ku edhe po zhvillohej seanca.
Imamoglu është mbajtur në burgun Silivri që prej 23 marsit. Ndaj tij rëndojnë gjashtë akuza, njëra prej të cilave ka të bëjë me pretendimin për kërcënim ndaj një prokurori publik.
Tek i është adresuar trupit gjykues, Imamoglu ka thënë se ndodhet prapa grilave, ngase i ka fituar tri palë zgjedhje kundër atij që ai e quajti, person “që mendon se e zotëron Stambollin”, duke iu referuar presidentit Erdogan, që karrierën politike e nisi pikërisht si kryetar i qytetit në vitet ‘90.
Imamoglu është arrestuar më 19 mars në lidhje me dy hetime, njëri që përqendrohej në korrupsionin brenda bashkisë së Stambollit e tjetri rreth mbështetjes për organizatën terroriste kurde, PKK.
Arrestimi i Imamoglut ka nxitur protesta mbarëkombëtare, si rezultat i të cilave rreth 2,000 persona u vunë në pranga.
-
Vazhdojnë protestat në Turqi, qindra mijëra njerëz mblidhen në Stamboll
-
Mijëra njerëz dalin në rrugët e Turqisë në ditën e shtatë të protestave për Imamoglun
-
Gjykata vendos zyrtarisht për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit
-
Demonstruesit përplasen me policinë në natën e katërt të protestave kundër arrestimit të Imamogulut
-
Protesta në Turqi pas arrestimit të rivalit të Erdoganit