Irani ka dënuar të hënën normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe vendeve arabe, derisa presidenti Isaac Herzog ka zhvilluar vizitën e parë të një lideri izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, fqinji jugor i Iranit.
Ministria e Jashtme e Republikës Islamike ka vlerësuar se vënia e raporteve ndërmjet izraelit dhe disa vendeve arabe do të kontribuojë në zgjidhjen e krizave të reja. Teherani zyrtar ka paralajmëruar arabët se mund të jenë viktima të para të asaj që e ka quajtur natyrë agresive dhe ekspansioniste të regjimit izraelit.
Irani i ka prishur marrëdhëniet me Izraelin pas revolucionit islamik të vitit 1979 dhe ende nuk e njeh shtetin hebraik. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli normalizuan marrëdhëniet në vjeshtën e vitit 2020, si pjesë e serisë diplomatike amerikane të ndërmjetësimit ndërmjet Izraelit dhe shteteve arabe.
Herzogu, me vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara, është bërë lideri i parë izraelit që viziton shtetin e Gjirit arab.
-
Presidenti izraelit Herzog viziton për herë të Emiratet e Bashkuara Arabe
-
“Armiku i përbashkët” afron Izraelin me Emiratet e Bashkuara Arabe
-
Presidenti i Iranit: Po bëhen përpjekje ndërmjetësimi për luftën në Lindjen e Mesme
-
Raportohen sulme të reja të Izraelit mbi Iranin
-
Presidenti i Izraelit thotë se programi bërthamor i Iranit është goditur “ndjeshëm”