Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rekord: Mbi pesë milionë njerëz përcollën direkt aeroplanin që barti arkivolin e Elizabethës II

Mbi pesë milionë njerëz përcollën direkt fluturimin e aeroplanit që barte arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II, që u transportua në Londër të martën në mbrëmje nga Edinburghu, Skoci.

Fluturimi ka qenë më i ndjekur ndonjëherë.

Flightradar24, një faqe interneti që gjurmon fluturimet e linjave ajrore në mbarë botën, njoftoi se 4.79 milionë njerëz e shikuan fluturimin në internet dhe miliona të tjerë e shikuan në YouTube.

Kompania ka thënë se gjashtë milionë njerëz u përpoqën të ndiqnin fluturimin në minutën e parë të nisjes së Boeing C17A Globemaster nga Aeroporti i Edinburghut, duke kërcënuar stabilitetin e platformës.

Elizabeth, Mbretëresha më jetëgjatë e Britanisë, vdiq më 8 shtator në Kështjellën Balmoral në Skoci. Varrimi i saj do të bëhet më 19 shtator në Londër.

Edhe 5.1 miliardë njerëz ndoqën drejtpërdrejt funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II Botë 5.1 miliardë njerëz ndoqën drejtpërdrejt funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Flightradar24 njoftoi se dy herë më shumë njerëz e përcollën fluturimin e arkivolit të Mbretëreshës sesa rekordi i mëparshëm që mbahej nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi.

Fluturimin e Pelosit në Tajvan e përcollën 2.2 milionë njerëz.