Kina ka regjistruar infeksionin e parë njerëzor me llojin H3N8 të gripit të shpendëve, ka thënë të mërkurën autoriteti shëndetësor kinez, por shtoi se rreziku i përhapjes së tij midis njerëzve është i ulët, shkruan Reuters.
Një djalë katërvjeçar nga provinca qendrore Henan u zbulua se ishte infektuar me variantin, pasi kishte ethe dhe simptoma të tjera më 5 prill.
Asnjë kontakt i ngushtë nuk u infektua me virusin, ka thënë në një deklaratë Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Fëmija kishte qenë në kontakt me pula dhe sorra në shtëpinë e tij, shtoi ajo.
Varianti H3N8 është zbuluar më parë në vende të ndryshme të botës te kuajt, qentë, zogjtë dhe fokat, por asnjë rast i H3N8 në njerëz nuk është raportuar, shtoi NHC.
Komisioni ka thënë se një vlerësim fillestar përcaktoi se varianti nuk kishte ende aftësinë për të infektuar në mënyrë efikase njerëzit dhe rreziku i një epidemie në shkallë të gjerë ishte i ulët.
Edhe
Një 56-vjeçare në Kinë, viktima e parë e gripit të shpendëve H3N8
Shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve janë të pranishme në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëzit, zakonisht ata që punojnë me shpendët.
Vitin e kaluar Kina raportoi rastin e parë njerëzor të H10N3.
Kina ka popullata të mëdha të shpendëve të kultivuar dhe të egër të shumë llojeve, duke krijuar një mjedis ideal për përzierjen dhe mutacionin e viruseve të shpendëve.