Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një 56-vjeçare në Kinë, viktima e parë e gripit të shpendëve H3N8

Një 56-vjeçare në Kinë ka vdekur pasi u prek nga gripi i shpendëve H3N8, duke shënuar viktimën e parë nga ky lloj i gripit të shpendëve, raportoi të martën “Telegraph”.

H3N8 është një nga nënllojet të gripit që gjendet te zogjtë, ndërsa gruaja është personi i tretë që dihet se është infektuar me këtë virus dhe e para që ka vdekur.

Dy djem të rinj janë infektuar me të njëjtin virus vitin e kaluar në dy raste të ndara në Kinë, por të dy mbijetuan.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gruaja pati simptoma në fund të shkurtit dhe vdiq më 16 mars.

Infeksioni nuk ka lidhje me pandeminë e gripit të shpendëve H5N1 që ka prekur shpendët në mbarë botën në 18 muajt e fundit dhe është përhapur te gjitarët duke përfshirë dhelprat, luanët e detit dhe madje edhe macet shtëpiake.

Gjithashtu nuk ka asnjë provë që H3N8 mund të përhapet nga personi në person.

“Asnjë kontakt i afërt i rastit nuk ka zhvilluar një infeksion apo simptoma të sëmundjes në kohën e raportimit”, ka njoftuar OBSH-ja.

Për momentin, pandemia e gripit të shpendëve H5N1 mbetet shqetësimi më i madh për sa i përket rrezikut për njerëzit.

Artikuj të ngjashëm