Është regjistruar vdekja e parë nga gripi i shpezëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Siç ka bërë të ditur Departamenti i Shëndetësisë në Louisiana, personi që vdiq ishte mbi 65 vjeç dhe kishte edhe probleme të tjera shëndetësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPacienti u infektua me gripin e shpezëve (zyrtarisht i njohur si lehtë i transmetueshëm apo si ‘Avian influenza’ HPAI ose H5N1) pas ekspozimit me kafshë dhe shpezë të egër.
Një analizë gjenetike ka sugjeruar se gripi i shpezëve ka pësuar mutacion brenda pacientit, që ka mundësi të ketë shkaktuar probleme më të mëdha.
Departamenti i shëndetësisë në Louisiana ka raportuar se nuk ka pasur fakte për përhapje të gripit në ndonjë preson tjetër. Ky person ka qenë i vetmi i infektuar me këtë virus në Louisiana.
Departamenti ka refuzuar të publikojë emrin e pacientit.
Po ashtu departamenti ka deklaruar se “edhe pse rreziku për shëndetin publik mbetet i ulët, njerëzit që punojnë me shpendë ose bagëti, apo kanë ekspozim ndaj tyre, janë më të rrezikuar”.
“Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është evitimi i ekspozimit direkt në burim. Kjo do të thotë evitimi i kontaktit direkt me kafshët që dyshohen ose veçse janë të infektuara me gripin e shpezëve”, thuhet në deklaratën e këtij departamenti.
Që nga marsi i vitit të kaluar, janë konfirmuar 66 raste të infektimeve me gripin e shpezëve në SHBA, por rastet e kaluara kanë qenë me simptoma më të lehta. Kryesisht kanë qenë raste të fermerëve të ekspozuar në pulari ose në ferma.