Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Kinë konfirmohet një i prekur me variantin e ri të gripit të shpezëve

Një burrë në Kinë është konfirmuar me variantin H10N3 të gripit të shpezëve, por rreziku për shpërndarjen në masë është tejet i ulët.

41-vjeçari nga provinca e Jiangsus shfaqi simptoma, përfshirë ethet, më 23 prill dhe u shtri në spital më 28 prill për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Gjendja e tij tani është stabile, ka raportuar transmetuesi CCTV.

Në këtë provincë, të gjitha kontaktet e afërta të pacientit u vunë nën mbikëqyrje shëndetësore, por stafi mjekësor s’gjeti asnjë problem te ta.

Asnjë rast tjetër i infektimit të njerëzve me variantin H10N3 nuk është raportuar diku tjetër, ka njoftuar Komisioni Shëndetësor në Kinë.

Komisioni ka thënë se infektimi ka ndodhur për shkak të një transmetimi aksidental dhe se shkalla e bartjes te njerëzit e tjerë ka pak gjasa të ndodhë.