Viktimat në Akademi inkurajohen t’i raportojnë sulmet dhe ndonjëherë studentët flasin edhe rreth kontakteve të padëshiruara seksuale, të cilat kanë ndodhur gjatë viteve para se ata ta fillonin shkollimin aty. Nëse përfshihen edhe këto raste të sulmeve seksuale, gjithashtu edhe rastet që përfshijnë studentët, por të cilat janë raportuar nga individë jashtë shkollave, numri i raportimeve për sulme seksuale në vitin 2020-21 arrin në 161. Kjo shënon një rritje krahasuar me vitin gjatë pandemisë kur ishin 148 raportime.
Numri i raportimeve për sulme seksuale në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rritur mjaft shumë gjatë vitit shkollor 2020-21, në kohën kur studentët u kthyen për mbajtjen e ligjëratave fizikisht gjatë pandemisë së koronavirusit. Zyrtarët mendojnë se numri i këtyre sulmeve vazhdon të rritet në Akademi, pavarësisht numrit të madh të programeve për trajtimin dhe parandalimin e sulmeve të reja seksuale.
Mësimi online
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, matja e të gjitha sulmeve seksuale gjatë tri vjetëve të fundit është e ndërlikuar. Numri i raportimeve u zvogëlua në të gjitha akademitë gjatë vitit shkollor 2019-20, në kohën kur mësimi fizikisht u anulua dhe studentet përfunduan semestrin veror online nëpër shtëpi.
Edhe pse kishte më pak raportime gjatë atij viti, sesa gjatë vitit të mëparshëm, një zyrtar i lartë i Mbrojtjes ka thënë se me shumë gjasë numri do të ishte më i madh po qe se studentët nuk do kishin kaluar në mësim online. Përveç kësaj, numri i raportimeve të sulmeve në vitin 2020-21 ishte po ashtu më i lartë, sesa numri i raportimeve gjatë vitit 2018-19 para pandemisë.
Bazuar në njoftimin e Pentagonit të publikuar të enjten, rritja e përgjithshme e rasteve u shkaktua nga rritjet në Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së në Pikën Perëndimore. 131 sulme u raportuan nga kadetët dhe nënoficerët e marinës në vitin 2020-21, në krahasim me 88 sulme të raportuara një vit më parë, ndërsa 122 sulme dy vjet më parë.
Nga këto 131 sulme, 52 ishin nga kadetët në Akademinë e Forcës Ajrore në Kolorado, 46 në Pikën Perëndimore në New York dhe 33 në Akademinë Detare të SHBA-së në Maryland.
Raportimi i sulmeve
Gjatë një vizite në Pikën Perëndimore, sekretarja e ushtrisë, Christine Wormuth, takoi udhëheqësit e akademive, anëtarët e stafit dhe kadetët dhe biseduan rreth problemit të sulmeve seksuale. Ajo tha se në takim biseduan rreth programit të ashtuquajtur “Programi i Besimit” i cili udhëhiqet nga kadetët dhe i ndihmon ata të trajnohen rreth adresimit të sulmeve dhe ngacmimeve seksuale dhe i inkurajon të ndërhyjnë kur ata përballen me ndonjë sjellje të dyshimtë.
Pika Perëndimore po punon shumë që të ngrejë besimin e kadetëve në sistemin e tyre të raportimit, njëkohësisht duke parandaluar ndodhjen e këtyre rasteve në radhë të parë”, ka thënë Wormuthi dhe shtoi se Pika Perëndimore ka rritur burimet për viktimat “për të siguruar se Akademia i trajton me kujdes secilin rast”.
Viktimat në Akademi inkurajohen të raportojnë sulmet dhe ndonjëherë studentët flasin edhe rreth kontakteve të padëshiruara seksuale, të cilat kanë ndodhur gjatë viteve para se ata të fillonin shkollimin aty. Nëse përfshihen edhe këto raste të sulmeve seksuale, gjithashtu edhe rastet që përfshijnë studentët, por të cilat janë raportuar nga individë jashtë shkollave, numri i raportimeve për sulme seksuale në vitin 2020-21 arrin në 161. Kjo shënon një rritje krahasuar me vitin gjatë pandemisë kur ishin 148 raportime.
Përpjekjet për parandalim
Rritja e sulmeve të fundit vjen për shkak se sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe udhëheqësit e tjerë po përballen me vështirësi në frenimin e sulmeve seksuale në tërë ushtrinë, njëkohësisht duke marrë shumë kritika nga Capitoli. Ligjvënësit po kërkojnë përpjekje më të mëdha për parandalimin e këtyre sulmeve dhe dënime më të rënda.
Austini dhe të tjerët kanë pranuar se derisa ata po vazhdojnë të kërkojnë se çka funksionon dhe çka jo, ata ende nuk kanë gjetur përgjigje.
Nate Galbreath, drejtor i Zyrës së Pentagonit për parandalimin e sulmeve seksuale, ka thënë se departamenti është i gëzuar, pasi që studentët janë më të gatshëm të raportojnë sulmet, duke mundësuar që viktimat të marrin ndihmë dhe autoret e krimit të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Por udhëheqësit në ushtri thonë se janë gjithashtu shumë të shqetësuar se numri i këtyre rasteve po shkon në drejtim të gabuar dhe Galbreath tha se ka përkujdesje të paparë ndaj këtij problemi deri tani, “ende ka shumë punë për t’u bërë”.
Galbreath pranoi se përpjekjet parandaluese kanë qenë në zhvillim e sipër për vite me radhë, por ai tha se programet që mund të kenë funksionuar në të kaluarën nuk funksionojnë domosdoshmërisht tani. Ai ka thënë se departamenti po përdor studime shkencore për të kufizuar se cilat programe janë në të vërtetë të suksesshme.
Ndikimi i pandemisë
Zyrtarët thonë se është e vështirë të përcaktohet se çfarë ndikimi mund të ketë pasur pandemia. Studentët u kthyen në Akademi në vjeshtën e vitit 2020, por ata u përballen me kufizime, testime për COVID-19 dhe orë mësimore të kombinuara online dhe fizikisht. Në shumë raste, lokalet, restorantet dhe bizneset tjera rreth kampusit kanë qenë të mbyllura apo më pak të qasshme.
Një anketë anonime e planifikuar nga studentët, nuk u krye në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Anketa zakonisht bëhet çdo dy vjet dhe zyrtarët besojnë se ofron një pamje më të saktë të sulmeve, ngacmimeve dhe kontakteve të padëshiruara seksuale. Galbreath tha se një anketë do të kryhet edhe këtë pranverë.
Përktheu: Marigona Avdimetaj