NATO-ja nuk do të jetë e aftë për t’i rezistuar sulmit potencial të Rusisë në krahun e tij lindor, thuhet në një raport të brendshëm të cituar dje nga javorja gjermane, Der Spiegel.
Në këtë dokument, me titullin “Raporti i progresit në forcimin e zmbrapsjes dhe aftësinë mbrojtëse të Aleancës”, janë theksuar disa mangësi.
Në këtë kuadër, pos tjerash, theksohet se bile edhe forcimi i Forcës Përgjegjëse të NATO-s ka dështuar të sigurojë se mund të “reagojë shpejtë dhe - nëse është e domosdoshme – në mënyrë të qëndrueshme”, transmeton rel.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka refuzuar ta komentoj raportin e publikuar në javoren gjermane, por tha se “forcat e aleancës janë më tepër të gatshme dhe të afta të vendosen se sa në çfarëdo kohe në disa dekada” të fundit.
Raportet e NATO-s me Rusinë janë në nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë dhe konfliktit në Ukrainë.
Pasi Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014, NATO-ja e ka suspenduar bashkëpunimin e saj civil dhe ushtarak me Moskën, ndërsa Ukraina ka shpallur interesim për anëtarësim në aleancën veri-atlantike.
-
Inteligjenca lituane: Rusia po i zgjeron njësitë ushtarake në kufijtë e NATO-s
-
Kremlini e quan shefin e NATO-s të papërgjegjshëm për të folur për luftën e Ukrainës
-
Rusia po përgatitet për konfrontim ushtarak me Perëndimin, thotë Estonia
-
NATO-ja do t’i përgjigjej fizikisht një sulmi bërthamor rus
-
Inteligjenca britanike: Rusia humbi potencialin për t’u përballur me NATO-n