Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

NATO-ja do t’i përgjigjej fizikisht një sulmi bërthamor rus

Një sulm bërthamor rus do të shkaktonte një përgjigje fizike nga aleatët e Ukrainës dhe potencialisht nga NATO-ja, ka thënë një zyrtar i lartë i NATO-s.

Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte "pasoja të paprecedentë" për Rusinë, ka thënë të mërkurën për Reuters zyrtari, i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Me siguri do të kishte një përgjigje fizike nga shumë aleatë dhe potencialisht nga vetë NATO-ja”, tha zyrtari.

Ai shtoi se Moska po përdor kërcënimet e saj bërthamore kryesisht për të penguar aleancën dhe vendet e tjera që të hyjnë drejtpërdrejt në luftën e Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore nëse sulmohet ndonjë pjesë e territorit të Rusisë.

Edhe Numri dy i NATO-s e quan blof kërcënimin e Putinit Botë Numri dy i NATO-s e quan blof kërcënimin e Putinit

Deklarata e Putinit ka ardhur pas aneksimit të katër territoreve ukrainase më 30 shtator dhe shpalljes së tyre si territor rus. Territoret e aneksuara janë: Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Khersoni. Ky aneksim konsiderohet i jashtëligjshëm nga Perëndimi dhe Ukraina.