Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar “pasoja të rënda” për Rusinë nëse presidenti Vladimir Putin, do t'i përdorë armët bërthamore ndaj Ukrainës.
Stoltenberg deklaroi të dielën për “NBC” se çdo përdorim i armëve bërthamore “do ta ndryshonte natyrën e konfliktit në Ukrainë”.
“Një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të luftohet kurrë. Ky është një mesazh që NATO-ja dhe aleatët e NATO-s ia përcjellin qartë Rusisë”, tha tutje ai.
Reagim të tillë pati edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, që ditë më parë deklaroi se Amerika nuk do të qëndrojë duarkryq karshi kërcënimeve ruse.
Udhëheqësit perëndimorë besojnë se ky kërcënim është rritur që nga e premtja, kur presidenti Putin aneksoi zyrtarisht pjesë të Ukrainës lindore dhe jugore, duke i shpallur territore ruse.
-
Stoltenbergu thotë se NATO-ja s’duhet të ndalet së ndihmuari Ukrainën për shkak të fjalëve të Putinit
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
NATO-ja mbron të drejtën e saj për t’i ndihmuar Ukrainës pas kërcënimeve të Putinit
-
Bideni nën presion për ta lejuar Ukrainën që ta sulmojë territorin rus me armët e Perëndimit
-
Numri dy i NATO-s e quan blof kërcënimin e Putinit