Një raport i qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi vëzhgimin e objekteve të paidentifikuara fluturuese (UFO), nuk gjeti prova të aktivitetit të huaj por as nuk ka përjashtuar atë, kanë thënë zyrtarët.
Rishikimi i 120 incidenteve pritet të konkludojë se teknologjia amerikane nuk ishte e përfshirë në shumicën e këtyre rasteve.
Por përtej kësaj, raporti nuk bën vlerësime përfundimtare rreth asaj se çka mund të jenë ato objekte, thanë zyrtarët.
Një version i raportit do t'u dorëzohet ligjbërësve në qershor, raporton BBC.
Raporti është produkt i një taskforce ushtarake të krijuar vitin e kaluar për të hetuar dekada të tëra të vëzhgimeve ajrore të pashpjegueshme në hapësirën ajrore të SHBA-së.
Departamenti i Mbrojtjes tha se donte të përmirësonte kuptimin e fenomeneve ajrore të paidentifikuara, të njohur gjithashtu si UFO, dhe të përcaktojë nëse ato përbënin një kërcënim për sigurinë kombëtare.
-
Raporti i fundit i Pentagonit zbulon qindra pamje të reja të UFO-ve
-
I jepet fund dilemës 64-vjeçare në SHBA, Pentagoni mohon se kishte UFO
-
Qeveria amerikane ka pranuar më shumë se 350 raporte të reja për UFO-t
-
Pentagoni merr qindra raportime të reja për UFO-t
-
Pentagoni do të studiojë imazhet e UFO-ve