Dështimi i Qeverisë britanike për ta zbatuar mbylljen e vendit në ditët e para të pandemisë së COVID-19 e radhit Anglinë në mesin e vendeve që i kushtuan më së paku rëndësi çështjeve të shëndetit publik.
Të dhënat janë nxjerrë nga një raport i hollësishëm gjithëpërfshirës për ndikimin e pandemisë. Në të specifikikohet se vonesa vdekjeprurëse ka çuar në vdekjen e panevojshme të mijëra qytetarëve. Raporti vlerëson se kjo ka ndodhur për shkak të dështimit të ministrave për t’i marrë seriozisht këshillat dhe rekomandimet e shkencëtarëve dhe ekspertëve të shëndetit publik, në kohën kur kishin nisur të shfaqeshin shenjat e para të përhapjes së pandemisë nga Azia Lindore.
Qeveria e kryeministrit britanik, Boris Johnson, vendosi të ndërmerrte masa të mbylljes vetëm në fund të marsit të vitit të kaluar, në kohën kur disa shtete veçse kishin nisur zbatimin e mbylljes si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Qeveria është arsyetuar me pretendimin se pandemia kishte shumë të panjohura në fillim të saj.
-
Ish-kryeministri britanik pranon disa gabime të Qeverisë në menaxhimin e pandemisë
- Praktikat më të mira për qeveritë e gatshme për fatkeqësi
-
COVID-19 në Britani arrin shifra rekorde, pothuajse 5 mln banorë të infektuar
-
Mbylljet në pandemi kishin pak efekt në uljen e vdekjeve si pasojë e COVID-19
-
Nxënësit britanikë me testime të rregullta për koronavirus