Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rapi i Ukrainës, zë i zemërimit në kohë lufte

Nga frontet e luftës së Ukrainës jehon muzika rap – plot zemërim dhe indinjatë të një gjenerate të rinjsh që pasi të përfundojë lufta, nuk do të harrojë kurrë dhe ndoshta edhe nuk do të falë kurrë.

Reperi ukrainas i shndërruar në ushtar vullnetar Otoy, ka kthyer luftën në fjalë dhe vargje goditëse, duke shkruar tekstet në telefon teksa qëndron i fshehur në bunker, me ekranin pak ndriçim me qëllim që të mos bëhet cak i ndonjë plumbi snajperësh.

“Ushtarët rusë pinë vodka, ne po bëjmë muzikë”, thotë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Viacheslav Drofa, 23-vjeçar me sy të trishtuar që nuk e kishte ditur se mund të vriste derisa e kishte në sy një ushtar rus dhe e tërhoqi këmbëzën në javët e para të luftës.

Një nga ironitë e pushtimit të 24 shkurtit të nisur nga presidenti rus, Vladimir Putin, është se në urdhërimin e shkatërrimit të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, ai po nxit një nga gjërat që donte të shuante: një valë në rritje të nacionalizmit të ashpër ukrainas.

Ashtu siç shumë njerëz në Francë e patën të pamundur ta shfajësonin Gjermaninë pas dy pushtimeve një çerekshekulli larg në dy luftërat botërore, të rinjtë ukrainas thonë se mbi tre muaj brutalitet i kanë mbushur ata me urrejtje për Rusinë.

Në Ukrainë, brezi i ri i lindur pas pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991 thotë se kurrë në jetën e tyre nuk do të imagjinojnë ndonjë gjë tjetër për Rusinë përveç neverisë.

Tekstet e Otoyt, me shprehje të zgjedhura drejtuar Rusisë dhe përshkrime të ashpra të të vdekurve të luftës ruse, - ai humbi vëllain e tij të madh ushtar, në rrethimin e fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të shkatërruar të Mariupolit.

Otoy thotë se nëse ai ka fëmijë, do të bëjë të njëjtën gjë, duke u thënë atyre, “Rusët ishin duke vrarë familjen time, duke vrarë vëllezërit e mi, motrat e mia, duke bombarduar teatrot dhe spitalet tona”.

 

Artikuj të ngjashëm