Partia e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), ka fituar tridhjetë për qind të votave në shumë zona elektorale në shtetin lindor, Saksoni. Ky është një rajon me pak të huaj dhe me ndjenjë të madhe anti-emigrante. Por pse ndodh kjo?
“Po, ishte rrezik”, thekson Ramona B, shitëse në një dyqan tekstili në qytezën e qytetit.
Alexander Gauland, kandidati racist nga radhët e AfD-së është katastrofal, e pranon ajo. Ajo mendon se është e rëndësishme që luftohet për ndryshimin klimatik dhe Bashkimin Evropian. Megjithatë, 59-vjeçarja që shet veshmbathje në këtë dyqan, e pranon në fund se votoi për të djathtën ekstreme gjermane.
“Diçka duhet të ndryshojë”, thekson Ramona.
Shumë qytetarë në qytezën Wilsdruff, që nuk ndodhet më larg se tridhjetë minuta me makinë në perëndim të Dresdenit, pajtohen me Ramonan.
Edhe
Franca e shqetësuar nga fitorja e së djathtës ekstreme në Gjermani
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
E djathta ekstreme në Gjermani me fitore të madhe në lindje, por nuk arrin shumicën
-
E djathta ekstreme gjermane drejt një fitoreje të madhe në landin lindor
-
Voton Gjermania lindore, zgjedhjet mund të sjellin në pushtet guvernatorin e parë nga AfD-ja
-
Fitorja e AfD-së në zgjedhjet rajonale paraqet pengesë për Olaf Scholzin