Qytetarët në qytetin jugor ukrainas Mykolaiv kanë mbetur pa ujë të pijshëm për katër ditë, duke u detyruar kështu të përdorin ujin nga lumenjtë, raporton CNN.
Qasja në ujë të pijshëm është humbur kur një gyp që vinte nga Dnipro u dëmtua gjatë luftimeve disa ditë më parë.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Mykolaivit, Vitalii Kim, ka thënë të dielën, se forcat ruse po vazhdojnë sulmet, duke përdorur edhe raketa lundruese.
Ai ka thënë se problemi i ujit do të zgjidhet së shpejti.
“Uji do të ofrohet. Duhet të jemi të durueshëm për disa ditë”, ka thënë Kim.
Artikuj të ngjashëm
-
Mykolaivi pa ujë të pijshëm që 6 muaj, Ukraina fajëson Rusinë se e ndërpreu qëllimisht
-
Sulmi ukrainas ndërpret furnizimin me ujë në Donetskun e kontrolluar nga rusët
-
Rusia godet Kievin me dronë dhe raketa, ndërpret furnizimin me energji elektrike dhe ujë
-
Sulmet ruse lënë dy rajone kryesore të Ukrainës pa energji elektrike
-
Sulmet ruse lënë Kievin pa ujë e pa rrymë