Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mykolaivi pa ujë të pijshëm që 6 muaj, Ukraina fajëson Rusinë se e ndërpreu qëllimisht

Për gjashtë muaj, shtëpitë në qytetin bregdetar jugor të Ukrainës, Mykolaiv, kanë qenë pa ujë të pijshëm.

Ekspertë ushtarakë dhe të OKB-së i kanë thënë BBC-së të martën, se besojnë se forcat ruse qëllimisht kanë ndërprerë furnizimin me ujë në muajin prill.

Imazhet dhe të dhënat satelitore sugjerojnë se tubacioni për në qytet u shkatërrua qëllimisht, ndërsa ishte nën kontrollin rus.

Shkatërrimi i burimeve jetike për jetën civile konsiderohet gjerësisht si shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Por në javët e fundit Rusia ka vënë në shënjestër më tej infrastrukturën e energjisë dhe ujit të Ukrainës, duke krijuar mungesa në të gjithë vendin.

Radhët në rrugë në Mykolaiv për të marrë ujë të pijshëm përbëjnë rrezik, pasi qyteti është afër vijës së frontit dhe shpesh granatohet. Që nga pushtimi që ka nisur Rusia në shkurt, qyteti ka mbetur nën kontrollin e Ukrainës.

Edhe Lufta për ujë në Ukrainë Botë Lufta për ujë në Ukrainë

“Jemi duke qëndruar në radhë. Është tmerrësisht e frikshme të dalësh jashtë”, thotë Anya, një nënë 36-vjeçare që iku në Mykolaiv nga Khersoni.

Banorët si Anya, e cila kujdeset gjithashtu për katër anëtarë të tjerë të familjes së saj, kanë qasje në atë që quhet ujë teknik në shtëpitë e tyre, por ai nuk mund të përdoret për ta pirë apo për gatim.

{gallery}