Dita globale e veprimit për klimën ka shënuar protesta në të gjithë botën – duke përfshirë më shumë se 100 vetëm në Britani. Protestat kanë filluar nga Australia në Adelaide, Sydney, Melbourne, Canberra dhe Wollongong. Më pas në Filipine dhe Tajvan.
Rrugët e kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul u mbushën me qindra njerëz, të cilët kërkuan veprime të menjëhershme për komunitetet tashmë të goditura nga pasojat e ndryshimeve klimatike.
Protesta po zhvillohen në Turqi, Suedi, Norvegji, Francë, Gjermani, Portugali dhe Holandë. Në Britani, rrugët e Londrës, Glasgow, Cardiff, Manchester, Liverpool dhe Bristol janë mbushur me protestues.
Në Irlandë, qindra njerëz u mblodhën në Dublin, në një nga demonstratat kryesore. Dhe në Irlandën e Veriut , protestuesit u mblodhën në Belfast përpara një marshimi të zhurmshëm dhe plot ngjyra nëpër qendrën e qytetit.
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës
-
I nxehti ekstrem anulon ngjarjen në Londër për të nxehtin ekstrem
-
Evropa përvëlohet nga vala e të nxehtit
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Policia hedh ujë mbi protestuesit në natën e dytë të dhunës anti-emigracion në Irlandë të Veriut