Mijëra aktivistë mbërritën në qytetin më të madh të Skocisë, Glasgow, për të bërë të njohur shqetësimet e tyre për ndryshimet klimatike.
Aty mbërriti edhe Greta Thunberg, e cila u sulmua nga disa individ kur mbërriti me tren në Glasgow.
Aktivistja suedeze më pas u rrethua nga policia, media dhe aktivistë në Stacionin Qendror të qytetit.
Shumë nga aktivistët kishin ecur mijëra kilometra për të marrë pjesë në protestë, përpara samitit të klimës.
Ngjarja ishte një "ceremoni e hapjes" për një seri protestash jo të dhunshme të planifikuara në Glasgow dhe në mbarë botën, gjatë konventës së Kombeve të Bashkuara.
Artikuj të ngjashëm
-
Greta Thunberg në Athinë pas dëbimit nga Izraeli: Në Gaza po ndodh një gjenocid
-
Çekët vërshojnë rrugët në Pragë në protestën më të madhe kundër qeverisë që nga viti 2019
-
Protesta në Danimarkë kundër Trumpit
-
Izraeli deporton 171 aktivistë, përfshirë Greta Thunbergun
-
Izraeli ndalon 13 anije me ndihma për Gazën, arrestohet Greta Thunberg