Qindra persona janë mbledhur në parkun e qytetit të Wahkeshas në Wiskonsin, duke ndezur qirinj për nder të atyre që humbën jetën dhe u lënduan në sulmin e paradës së Krishtlindjeve ditë më parë.
Kryetari i qytetit ka thënë se ky është vetëm hapi i parë për shërimin e plagëve të komunitetit pasi një shofer u fut me makinën e tij në turmë, duke ua marrë jetën pesë personave. 48 të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen për lëndime të ndryshme. Vullnetarët kanë shpërndarë ushqime, çokollata dhe qirinj. Në këto vigjilje kanë marrë pjesë edhe liderë të besimeve të ndryshme fetare, si dhe zyrtarë të lartë lokalë dhe shtetërorë.
-
Pesë të vdekur dhe mbi 40 të lënduar pasi një makinë u përplas në një paradë në Wisconsin të SHBA-së
-
Shoferi që goditi për vdekje me veturë pesë persona në Wisconsin do të akuzohet për vrasje
-
12 të vrarë në Sidnei, sulmi kishte cak komunitetin hebraik
-
Disa të vdekur pasi vetura u fut në turmën e festivalit në Kanada
-
Të paktën 34 të vdekur nga tornadot në SHBA