Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qindra civilë të bllokuar në qytetin ukrainas ku ka luftime të përgjakshme

Qindra civilë kanë mbetur të bllokuar në Soledar të Ukrainës ku po zhvillohen luftime të ashpra, raportoi TheGuardian të enjten.

Pavlo Kyrylenko, guvernator i Donetskut, tha se rreth 550 civilë aktualisht janë të bllokuar, derisa në mesin e tyre ka fëmijë që nuk po mund të evakuojnë.

Autoritetet ukrainase shtuan të enjten se trupat po “mbahen” në qytetin e minierës së kripës, derisa luftime të përgjakshme po zhvillohen në atë qytet tash e disa ditë.

Ukraina i mohoi pretendimet ruse se grupi i mercenarëve “Wagner”, ka pushtuar tërësisht qytetin.

“Lufta është e ashpër në drejtimin e Soledarit. Rusët po lëvizin mbi kufomat e tyre”, deklaroi ndër të tjera zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Maliar.