Rusia thotë se ka marrë nën kontroll qytetin ukrainas të minierës së kripës, Soledar, pas një beteje disamujore, duke e quajtur atë një hap "të rëndësishëm" për ofensivën e saj.
Fitorja do t'i lejojë trupat ruse të ndërpresin rrugët e furnizimit të Ukrainës në qytetin Bakhmut, tha ministria e mbrojtjes, raportoi BBC.
Më herët, Ukraina tha se forcat e saj ishin ende duke luftuar dhe se kishte pasur beteja aktive gjatë natës.
Luftimet rreth Soledarit kanë qenë nga më të përgjakshmet e luftës.
Rëndësia e qytetit për ushtrinë ruse kundërshtohet nga analistët ushtarakë, por kapja e Soledarit ka të ngjarë të përshëndetet si një fitore pas muajsh dështimesh dhe pengesash në luftën 10-mujore të Rusisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut
-
Forcat ruse pranë marrjes së qytetit lindor ukrainas Pokrovsk, një fitore simbolike për Putinin
-
Zelensky sfidon Putinin për Kostyantynivkan: Nëse e keni nën kontroll, të takohemi aty
-
Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë