Pas disa muaj luftimesh, ushtria ukrainase konfirmoi zyrtarisht të mërkurën dorëzimin e qytetit të Soledarit trupave ruse, raporton BBC.
Zëdhënësi ushtarak Sergiy Cherevati njoftoi tërheqjen e forcave ukrainase nga Soledari.
“Pas muajsh luftimesh të rënda, përfshirë javën e kaluar, Forcat e Armatosura të Ukrainës janë larguar nga Soledari dhe janë tërhequr përgjatë periferisë në pozicionet e parapërgatitura”, ka thënë Cherevati për France Press.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi marrjen nën kontroll të Soledarit më shumë se 10 ditë më parë. Por Ukraina rezistoi deri sot.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusët evakuojnë banorët nga Soledari në Ukrainë
-
Rusia pretendon se e ka marrë kontrollin e Soledarit
-
Ukraina tërhiqet nga qyteti lindor i Siverskut
-
Rusia merr nën kontroll qytetin kyç në lindje të Ukrainës
-
Trupat ukrainase tërhiqen nga disa pozicione, shefi i ushtrisë flet për “përkeqësim të situatës”