Rusia raportohet se është gati ta kontrollojë pjesën më të madhe të qytetit të minierave të kripës, Soledar në lindje të Ukrainës, pas një beteje të gjatë disa mujore, ka bërë të ditur Ministria britanike e Mbrojtjes.
Forcat ruse dhe grupi mercenar “Wagner Group” kanë bërë përparime në katër ditët e fundit, ka deklaruar ministria.
Soledari është afër Bakhmutit, aty ku Ukraina është ngujuar në një betejë të përgjakshme, raportoi BBC-ja të martën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se në Soledar “nuk ka mbetur pothuajse asnjë i gjallë” dhe “asnjë mur i ngritur”.
“E gjithë toka afër Soledarit është e mbuluar me kufomat e pushtuesve. Kjo tregon se si duket çmenduria," ka shtuar ai.
Soledari i cili kishte një popullsi prej rreth 10,000 banorësh para luftës, po shihet si një hap i fortë për ta pushtuar Bakhmutin.
-
Rusia pretendon se e ka marrë kontrollin e Soledarit
-
Soledari dhe Bakhmuti, qytete me miniera kripe që po “mbushen me rusë të vrarë”
-
Rusët evakuojnë banorët nga Soledari në Ukrainë
-
Qindra civilë të bllokuar në qytetin ukrainas ku ka luftime të përgjakshme
-
Rusia vazhdon ofensivën në lindje të Ukrainës, po tenton ta marrë qytetin kyç Bakhmut