Zvicra duhet sërish t’i ashpërsojë masat për frenimin e koronavirusit, pas rritjes së numrit të rasteve të reja, në mënyrë që ta parandalojë një mbyllje të tërësishme në të ardhmen, ka thënë kreu i ri i task-forcës së këtij shteti për luftimin e koronavirusit.
Në Zvicër, numri i rasteve të reja me COVID-19 ka arritur në mbi 200 në ditë, krahasuar me një mesatare prej 35 rastesh gjatë qershorit.
Martin Ackermann, që e drejton trupin që i ofron këshilla shkencore qeverisë zvicerane, ka thënë se shteti ishte buzë një përhapjeje të madhe të COVID-19 dhe kishte pak mundësi veprimi.
“Duhet të ndërhyjmë herët për ta parandaluar rritjen eksponenciale”, ka thënë Ackermann për gazetën zvicerane, “Sonntags Zeitung”. “Në të kundërtën, ekziston rreziku i kufizimeve të kushtueshme. Kjo duhet të parandalohet me çdo kusht”, ka thënë ai.
-
Zvicra nuk lehtëson masat anti-COVID
-
Ekspertët këshillojnë Zvicrën të futet në izolim dhe të ndërmarrë masa strikte
-
Ministri i Shëndetësisë në Zvicër thotë se masat e reja anti-COVID do të zgjasin
-
Zvicra raporton për 8737 raste me koronavirus në 72 orët e fundit
-
Zvicra shtrëngon masat kundër koronavirusit