Në qeverinë pakistaneze njoftuan se synojnë që ta rekomandojnë presidentin amerikan, Donald Trump, si kandidat për Çmimin Nobel për Paqen. Kjo u bë e ditur një ditë pasi që Trumpi shprehu dëshirë që ta sigurojë këtë çmim për, siç tha, kontributin e tij në zgjidhjen e konfliktit mes Indisë e Pakistanit.
Analistë në Pakistan vlerësuan se propozimi i Trumpit për këtë çmim mund ta bindë presidentin amerikan t’i bashkohet Izraelit në sulmin ndaj objekteve bërthamore të Iranit.
Autoritetet pakistaneze e patën dënuar sulmin izraelit në Iran si një shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe kërcënim për stabilitetin rajonal.
Në maj Trumpi pati njoftuar se i ka dhënë fund konfliktit katër ditor mes Indisë e Pakistanit, që të dyja fuqi bërthamore, dhe që atëherë pretendoi në vazhdimësi se e shmangu luftën bërthamore, se shpëtoi me miliona jetë dhe theksoi se për këtë nuk mori asnjë meritë.
Në Pakistan janë pajtuar se ndërhyrja diplomatike e SHBA-së iu dha fund luftimeve, porse në Indi pretenduan se kjo u arrit falë marrëveshjes dypalëshe.
-
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund luftës
-
Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
-
A mundet Trumpi ta fitojë Nobelin për Paqe?
-
Netanyahu nominon Trumpin për Nobel
-
Trumpi s’do ta fitojë as këtë vit Nobelin për Paqe por do të ndikojë për fituesin, thonë njohësit