Qeveria e një shteti në Australi është detyruar që të anulojë gjoba në vlerë prej më shumë se 30 milionë dollarësh, të cilat janë shqiptuar për shkak të thyerjes së masave kundër COVID-19.
Qeveria e Uellsit të Ri Jugor (NWS) e ka bërë anulimin e tyre duke e pranuar se ato ishin shumë të paqarta, raportoi The Guardian të martën.
Administrata e NSW njoftoi se kishte anuluar rreth 33,000 gjoba të epokës COVID, rreth gjysma e numrit të përgjithshëm të lëshuar nga policia për shkelje të urdhrave të shëndetit publik gjatë kufizimeve pandemike në 2020 dhe 2021.
Gjobat u tërhoqën pasi avokatët e qeverisë pranuan të martën se dy çështje testimi të sjella nga Qendra Ligjore Redfern nuk dhanë detaje të mjaftueshme në lidhje me veprën – shkelje e masave.
Në një deklaratë, një zëdhënës i administratës së NSË-së tha se vendimi "nuk do të thotë se shkeljet nuk ishin kryer", por pranoi se "të gjitha sanksionet" që lidhen me gjobat do të pushojnë.
“Do të tërhiqen gjithsej 33,121 gjoba, që është rreth gjysma e numrit total prej 62,138 gjobash të lëshuara lidhur me COVID-19”.
Edhe
Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
Gjobat e tërhequra lidheshin me dy shkelje të urdhrave: “Mos respektimi i udhëzimit të vërejtur në lidhje me seksionin 7/8/9 – Covid-19” për një individ dhe një kompani.
Gjobat arritën në 1,000 dollarë për një individ dhe deri në 55,000 dollarë për një korporatë.
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
Afro 400 gjoba për shkelje të masave anti-COVID në ditën e fundit të 2021-tës
-
Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç
-
“Qantas Airways” do të paguajë 79 milionë dollarë për shitjen e biletave të fluturimeve të anuluara