Policia e San Franciscos ka qëlluar për vdekje një person që ishte përplasur me veturë në Konsullatën kineze të hënën, raporton BBC.
Në komunikatën e Policisë thuhet se personi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, është qëlluar pasi zyrtarët policorë arritën në vendin e ngjarjes.
Në videot, që kanë qarkulluar nëpër internet, shihet një Honda e kaltër brenda Konsullatës dhe dhjetëra persona duke ikur nga ndërtesa.
Në deklaratë Konsullata ka thënë se dënon incidentin, ndërsa ka thënë se ishte “kërcënim serioz” për sigurinë e stafit dhe të personave tjerë.
Artikuj të ngjashëm