Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka vizituar të hënën homologun rus në përpjekje për të siguruar më shumë kredi dhe mbështetje politike në kohën kur demonstruesit kanë hyrë në javën e gjashtë të protestave kundër sundimit të tij 26-vjeçar.
Bisedimet e Lukashenkos me presidentin Vladimir Putin në resortin e Detit të Zi kanë ardhur një ditë pasi më shumë se 150 mijë qytetarë dolën rrugëve të kryeqytetit bjellorus, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Putini ka thënë se do të ofrojë 1.5 miliardë dollarë amerikanë për Bjellorusinë dhe se do të përmbushë të gjitha detyrimet sipas një traktati tregtar ndërmjet dy vendeve.
“Ne e shohim Bjellorusinë si aleatin tonë më të ngushtë dhe do të vazhdojmë të përmbushim detyrimet tona”, ka thënë Lukashenko gjatë takimit.
-
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në
-
Putini zhvillon vizitë dyditore në Bjellorusi
-
Putini takon Lukashenkon, partneriteti strategjik temë e diskutimit
-
Putini takon Lukashenkon, paralajmërohet përfshirja e Bjellorusisë në luftë
-
Lukashenko takohet me Putinin, porosit Perëndimin “të mos e poshtërojë Rusinë”