Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi të hënën një takim me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, shkroi mediumi rus “Kurier”.
Pas takimit që u mbajt në Sochi të Rusisë, Lukashenko deklaroi se importet mes dy vendeve po shkojnë mirë, e sipas tij, Rusia do ta ketë Bjellorusinë “për gjithçka që i nevojitet”.
“Rusia ka çka do që ne mund të blejmë. Ne vetëm duhet të marrim vendime të përgjegjshme", tha ai, duke shtuar se Putini nuk duhet të bisedojë me Perëndimin për të lejuar poshtërimin. "Ne kemi vendosur dhe po ecim përpara. Kush dëshiron të jetojë me ne në botë, jemi të hapur. Por, askush nuk do ta tolerojë poshtërimin. Populli rus nuk e ka pasur këtë kurrë”, tha Lukashenko.
Bjellorusia dhe Rusia kanë raporte të afërta mes vete. Lukashenko vazhdimisht pati deklaruar se nuk është fare problematike që shtetet "ta përjetojnë ribashkimin".