Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini takohet sot me liderin bjellorus, Lukashenko

Putin takohet sot me liderin bjellorus, Lukashenko

Presidenti rus, Vladimir Putin do të takohet me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko gjatë të martë, për të diskutuar situatën në Ukrainë dhe sanksionet e Perëndimit, raporton Sky News.

Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt nga territori rus dhe bjellorus.

Lukashenko ka insistuar se Bjellorusia duhet të përfshihet në negociatat për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, duke thënë se vendi i tij ishte etiketuar “padrejtësisht si bashkëpunëtor i agresorit".

Bjellorusia është përfshirë në sanksionet perëndimore, së bashku me Rusinë.

Putin dhe Lukashenko do të takohen në Kozmodromin Vostochny, një port hapësinor rus në rajonin e largët lindor të Amurit, në Rusi, njoftoi agjencia bjelloruse e lajmeve “Belta”.

Artikuj të ngjashëm