Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini përgëzon Kinën “për qëndrim të balancuar” në lidhje me Ukrainën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka falënderuar presidentin e Kinës, Xi Jinping, për “qëndrim të balancuar” në lidhje me Ukrainën, raporton BBC.

Putin është takuar me presidentin kinez Xi në Samarkand të Uzbekistanit.

Është hera e parë që u takuan që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Putini ka akuzuar “tentimet për të krijuar një botë unipolare”.

Xi ka thënë se Kina dëshiron të punojë me Rusinë si “fuqi e madhe”.

Kina nuk ka përkrahur pushtimin rus, por ka rritur tregtinë dhe lidhjet tjera me Moskën.