Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini nuk ndalet, vë në dyshim ekzistencën e Ukrainës

Nënat kanë vajtuar fëmijët e vrarë, ushtarët e plagosur janë mjekuar dhe doktorët kanë punuar ditë e natë me civilët e plagosur. Putini ka vazhduar të fajësojë lidershipin ukrainas dhe ka kritikuar rezistencën e tyre ndaj pushtimit. “Nëse vazhdojnë të bëjnë atë që e kanë bërë deri më tani, ata po e vënë në dyshim të ardhmen e shtetit ukrainas”, ka thënë Putini. “Nëse kjo ndodh, do të jetë krejt për faj të tyre”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka tërhequr vërejtjen të shtunën se shteti i Ukrainës është në rrezik dhe se sanksionet e Perëndimit rrezikojnë deklarimin e luftës, teksa armëpushimi i premtuar në Mariupol u shkel shkaku i terrorit në qytetin e rrethuar.

Teksa retorika e Kremlinit është bërë më e rrezikshme dhe larg zgjidhjes, ushtria ruse ka vazhduar të bombardojë dhe të rrethojë qytetet. Numri i ukrainasve të larguar me forcë nga shteti i tyre është rritur në 1.4 milionë të shtunën.

Po të shtunën është bërë e ditur se më shumë se 27,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina, që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë. Policia Federale e Gjermanisë ka regjistruar 27,491 refugjatë nga Ukraina në Gjermani deri më tani, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme për CNN-in.

Mirëpo, numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, ka paralajmëruar Ministria.

“Meqenëse nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme.

Edhe Putin: Me inkursionin në Kursk, Ukraina po tenton ta ndalë ofensivën ruse në Donbas Botë Putin: Me inkursionin në Kursk, Ukraina po tenton ta ndalë ofensivën ruse në Donbas

Nënat kanë vajtuar fëmijët e vrarë, ushtarët e plagosur janë mjekuar dhe doktorët kanë punuar ditë e natë me civilët e plagosur. Putini ka vazhduar të fajësojë lidershipin ukrainas dhe ka kritikuar rezistencën e tyre ndaj pushtimit.

“Nëse vazhdojnë të bëjnë atë që e kanë bërë deri më tani, ata po e vënë në dyshim të ardhmen e shtetit ukrainas”, ka thënë Putini. “Nëse kjo ndodh, do të jetë krejt për faj të tyre”.

Ai ka kritikuar edhe sanksionet e Perëndimit që kanë rrëzuar përtokë ekonominë e Rusisë, ndërkaq rubla ka vlerën më të dobët në historinë e saj.

“Këto sanksione që janë vendosur janë afër me deklarimin e luftës”, ka thënë ai në një adresim televiziv të shtunën. “Por falë Zotit, nuk kemi arritur ende aty”.

Rrethimi i Mariupolit

Dhjetë ditë pas pushtimit, ushtria ruse ka dështuar të vendosë armëpushimin e përkohshëm në Mariupol dhe në qytetin lindor të Volnovakhas. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se artileria ruse dhe raketat kanë pamundësuar largimin e civilëve nga këto dy qytete. Putini ka akuzuar Ukrainën për sabotimin e evakuimit.

Rundi i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës do të zhvillohet të hënën, ka bërë të ditur Davyd Arakhamia, anëtar i delegacionit ukrainas. Ai nuk ka thënë detaje shtesë, duke përfshirë vendin ku do të zhvillohen këto bisedime.

Takimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi dhe çuan në marrëveshjen e dështuar të armëpushimit për të krijuar korridoret humanitare për evakuimin e fëmijëve, grave dhe të moshuarve nga qytetet e rrethuara, ku farmacitë kanë funksionuar, qindra mijëra përballen me mungesë ushqimi dhe uji.

Në komentet e transmetuara në televizionin ukrainas, kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, ka thënë se mijëra banorë janë mbledhur për kalim të sigurt nga qyteti kur bombardimet filluan të shtunën.

“Ne e vlerësojmë jetën e çdo banori të Mariupolit dhe nuk mund ta rrezikojmë atë, ndaj ndaluam evakuimin”, ka thënë ai.

Perëndimi e ka mbështetur gjerësisht Ukrainën, duke ofruar ndihmë dhe armë dhe duke goditur Rusinë me sanksione të mëdha. Mirëpo vetë lufta u është lënë ukrainasve, të cilët kanë shprehur vendosmëri dhe dëshpërim të guximshëm.

“Ukraina po rrjedh gjak”, ka thënë ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, në një video të publikuar të shtunën, “por Ukraina nuk ka rënë”.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.

“Paradite Rusia nisi bombardimet me armë të rënda. Kishim një marrëveshje për të krijuar dy korridore humanitare. Dua të konfirmoj faktin se Rusia ka shkelur marrëveshjet me Kryqin e Kuq dhe ka bombarduar qytetet. I bëjmë thirrje Rusisë që të ndalë bombardimet dhe ta lehtësojë evakuimin e fëmijëve, grave dhe pleqve”, ka thënë IrynaVereshchuk, zëvendëskryeministre e Ukrainës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar ukrainasit që kanë refuzuar ndihmën humanitare dhe kalimin e sigurt.

“Kemi informuar Donbasin se autoritetet e Mariupolit kanë refuzuar mundësinë e evakuimit të banorëve nëpërmjet korridorit që ka krijuar ushtria ruse. Ka informacione se kur është hapur korridori, njerëzit nga Khersoni kanë refuzuar ndihmën tonë humanitare”, ka thënë Lavrov.

Mariupoli, port-qytet me 400 mijë banorë, është cak strategjik i Rusisë për shkak se pushtimi i tij do t’ua mundësonte forcave separatiste nga lindja e Ukrainës bashkimin me ushtrinë në Krime.

Image
Sulmet ruse në Ukrainë kanë hyrë të shtunën në ditën e dhjetë. Ndonëse sot ishte paraparë evakuimi i njerëzve nga dy qytete të Ukrainës, në njërin prej tyre ai është shtyrë për shkak të shkeljes së armëpushimit nga ana e Rusisë

Beteja për termocentralet bërthamore

Trupat ruse avancuan të shtunën në një termocentral të tretë bërthamor, duke marrë tashmë nën kontroll dy nga katër që operojnë në vend. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, iu lut ligjvënësve amerikanë për ndihmë shtesë, edhe pse ai këmbënguli se armiku po mposhtej.

“Ne po u shkaktojmë humbje banorëve që nuk mund t’i shihnin në makthin e tyre më të keq” , ka thënë lideri ukrainas. “Trupat ruse morën kontrollin e qytetit port jugor të Khersonit këtë javë. Edhe pse ata kanë rrethuar Kharkiv, Mykolaiv, Chernihiv dhe Sumy, forcat ukrainase kanë arritur të mbajnë kontrollin e qyteteve kryesore në Ukrainën qendrore dhe juglindore”, ka thënë Zelenskyy të shtunën.

Ndërkaq, ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i sigurojë armë shtetit të tij për të vazhduar betejën ndaj forcave pushtuese të Rusisë. Këtë thirrje për ndihmë e ka bërë teksa ka vizituar ushtrinë ukrainase që kanë ndihmuar civilët në evakuim nga Kievi.

Ushtria ka ndihmuar civilët që të kalojnë lumin afër urës së shkatërruar nga luftimet. Ish-presidenti ukrainas ka kërkuar që presidenti rus, Vladimir Putin, të hetohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për nisjen e pushtimit. Liderin rus e ka quajtur person të çmendur.

Ish-presidenti i Ukrainës, gjatë kësaj vizite, ka kërkuar nga NATO-ja që të krijojë një zonë pa fluturime mbi Ukrainën. Ka përsëritur se Putini po vret fëmijë, gra dhe pleq.

Edhe Putini pas sulmit të Ukrainës brenda Rusisë: Është provokim i madh Botë Putini pas sulmit të Ukrainës brenda Rusisë: Është provokim i madh

Diplomacia e Perëndimit

Përpjekjet diplomatike vazhduan teksa sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka arritur në Poloni për t’u takuar me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, një ditë pasi mori pjesë në një takim të NATO-s në Bruksel, në të cilin aleanca u zotua të rrisë mbështetjen për anëtarët e krahut lindor.

Në Moskë, kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u takua me Putinin në Kremlin. Izraeli mban marrëdhënie të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën, dhe Bennett është ofruar të veprojë si ndërmjetës në konflikt, por asnjë detaj nga takimi i së shtunës nuk ka dalë.

Në vazhdën e sanksioneve perëndimore, “Aeroflot”, linja ajrore kryesore shtetërore e Rusisë, njoftoi se planifikon të ndalojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare, përveç Bjellorusisë, duke filluar nga e marta.

Numri i viktimave të konfliktit nuk është konfirmuar, por me shumë gjasë numri ka kaluar në 1 mijë.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se të paktën 351 civilë janë konfirmuar të vrarë që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, por numri i saktë është ndoshta shumë më i lartë. Ushtria ruse, e cila nuk ofron përditësime të rregullta mbi viktimat, ka thënë të mërkurën se 498 nga trupat e saj ishin vrarë.

Ushtria e Ukrainës është shumë e paktë nga ajo e Rusisë, por forcat e saj profesionale dhe vullnetare kanë luftuar me këmbëngulje të ashpër që nga pushtimi. Edhe në qytetet që kanë rënë në duart e rusëve, ka pasur shenja rezistence.

Shikuesit në Chernihiv brohoritën teksa shikonin një avion ushtarak rus që binte nga qielli dhe u rrëzua, sipas një video të publikuar të shtunën nga Qeveria ukrainase.

Në Kherson, qindra njerëz protestuan kundër pushtimit, duke valëvitur flamurin blu dhe të verdhë të Ukrainës dhe duke thirrur: “Shkoni në shtëpi”.

Zelenskyy ka inkurajuar protestat që tërhoqën mijëra në rrugë në qytetet e pushtuara nga Rusia.

“Shkoni në ofensivë!”, i ka nxitur ai. “Duhet të dilni në rrugë! Duhet të luftoni!”

Një kolonë e madhe e blinduar ruse që kërcënonte kryeqytetin e Ukrainës mbeti e bllokuar jashtë Kievit. Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovich, ka thënë të shtunën pasdite se situata ushtarake ishte në përgjithësi më e qetë të shtunën dhe se forcat ruse nuk kishin “ndërmarrë veprime aktive që nga mëngjesi”.

Teksa granatimet në Mariupol treguan vendosmërinë e Rusisë për t'i shkëputur Ukrainës hyrjen në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke dëmtuar më tej ekonominë e vendit, ishte Putini ai që ishte më në ofensivë me komentet e tij, duke paralajmëruar se do të ishte një zonë ndalim-fluturimi. Kjo konsiderohet si një akt armiqësor.

NATO-ja ka thënë se nuk ka plane të zbatojë një zonë të tillë të ndaluar fluturimi, e cila do të ndalonte të gjithë avionët e paautorizuar të fluturojnë mbi Ukrainë. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se një arsye kryesore është dëshira për të mos zgjeruar luftën përtej Ukrainës.

Image
Refugjatë ukrainës buzë lumit Irpin afër Kievit, të shtunën e 5 marsit (Foto: AP)

Ndalimi i fluturimeve

Zelenskyy ka kërkuar një zonë ndalim-fluturimi mbi vendin e tij dhe ka sulmuar NATO-n për refuzimin e imponimit të një të tillë, duke paralajmëruar se “të gjithë njerëzit që vdesin nga kjo ditë e tutje, do të vdesin gjithashtu për shkakun tuaj".

Por ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s dërgojnë armë për Kievin, konflikti tashmë po shtrihet në vende shumë përtej kufijve të Ukrainës.

Ndërsa Rusia godet raportimin e mediave të pavarura mbi luftën, më shumë media kryesore ndërkombëtare të lajmeve thanë se po ndalonin punën e tyre atje. Putin ka thënë se asgjë nuk garanton vendosjen e ligjit ushtarak në këtë pikë.

Dhe në një paralajmërim për një krizë urie që nuk është publikuar ende, Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së ka thënë se miliona njerëz brenda Ukrainës, një furnizues kryesor global i grurit, do të kenë nevojë për ndihmë me ushqim “menjëherë”.

Presidenti i Ukrainës informoi senatorët amerikanë të shtunën me video-konferencë, ndërsa Kongresi shqyrton një kërkesë për 10 miliardë dollarë financim emergjent për ndihmën humanitare dhe nevojat e sigurisë.

OKB-ja ka deklaruar se do të rrisë operacionet e saj humanitare si brenda dhe jashtë Ukrainës dhe Këshilli i Sigurimit të saj ka caktuar një takim të hapur për të hënën mbi situatën e përkeqësuar humanitare.

Stacioni qendror i trenit i Kievit mbeti i mbushur me njerëz të dëshpëruar për të ikur. “Njerëzit thjesht duan të jetojnë”, ka thënë një grua nga kryeqyteti.

Ndërkaq, shtetasit britanikë duhet ta konsiderojnë largimin nga Rusia, ka bërë thirrje Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar. Shtetasit britanikë, prania e të cilëve në Rusi nuk është thelbësore, këshillohen fuqimisht ta konsiderojnë largimin nga rrugët e mbetura tregtare, ka thënë kjo Ministri.

Edhe Putini viziton territorin ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës Botë Putini viziton territorin ukrainas për herë të parë që nga fillimi i luftës

Ajo është kundër çdo udhëtimi në Rusi. Sulmet ruse në Ukrainë kanë hyrë të shtunën në ditën e dhjetë. Ndonëse sot ishte paraparë evakuimi i njerëzve nga dy qytete të Ukrainas, në njërin prej tyre ai është shtyrë për shkak të shkeljes së armëpushimit nga ana e Rusisë.

Përgatiti: Gent Mehmeti