Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putini nuk frikësohet se mund të përfundojë në gjykatë

Putini nuk frikësohet se mund të përfundojë në gjykatë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka thënë të enjten se presidenti Vladimir Putin, nuk është i shqetësuar se mund të përfundojë në ndonjë gjykatë për krimet e kryera në Ukrainë.

Në një intervistë për Sky News, Peskov ka thënë se në Moskë nuk shohin ndonjë mundësi se kjo mund të ndodhë.

"Jo. Ne nuk shohim asnjë mundësi për këtë”, ka thënë shkurt Peskov.

Ai ka folur po ashtu për hetimin e krimeve ruse në Ukrain, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, duke thënë se Rusia është e interesuar për një hetim të pavarur.

Mirëpo Peskov ka shtuar se Rusia nuk e njeh dhe nuk e mbështet këtë gjykatë.

Edhe Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë Botë Kremlini përsërit deklaratën e Putinit se lufta në Ukrainë është gati të mbarojë

"Dhe ne jemi të interesuar për një hetim vërtet të pavarur dhe objektiv të të gjitha krimeve. Por ne thjesht duam të kuptojmë se cili mund të jetë formati i një hetimi të tillë, sepse ne kemi një përvojë të hidhur të hetimeve ndërkombëtare, si me hetimin ndërkombëtar të avionëve koreanë”, është shprehur Peskov.

Ai po ashtu e ka pranuar se Rusia ka pësuar humbje të madhe të trupave në luftën në Ukrainë, duke theksuar se kjo është një tragjedi për ta.