Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, ka njoftuar të enjten se në kuadër të bisedës së gjashtë telefonike mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij amerikan, Donald Trump, janë bërë të qarta qëllimet “për të gjetur një zgjidhje të negociuar” për luftën në Ukrainë, ka raportuar Reuters.
Mirëpo, Putini ka përsëritur se Rusia është e përkushtuar për “ta përmbushur objektivin e saj për eliminimin e shkaqeve rrënjësore të konfliktit në Ukrainë” dhe se “s’do të tërhiqet nga plani i saj”.
Krahas kësaj, qëndrimi i Rusisë vazhdon të mbesë se bisedimet për paqen duhet të “zhvillohen vetëm ndërmjet Moskës dhe Kievit”.
Sipas raportimeve, Trumpi e Putini s’kanë biseduar për ndalimin e disa dërgesave të armatimit amerikan për Ukrainën.
Që të dy liderët kanë biseduar gjithashtu për Iranin dhe rajonin e Lindjes së Mesme në përgjithësi.
Përfundimisht, të dy liderët janë pajtuar se do të vazhdojnë diskutimet në të ardhmen e afërt.
-
Trumpi i ofron ndihmë Putinit për arritjen e një marrëveshjeje me Ukrainën
-
Trumpi bisedon me Putinin për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme
-
Putini pret sot të dërguarit e Trumpit për të diskutuar për Ukrainën
-
Kremlini mbështet Trumpin pas deklaratës së tij për Zelenskyn
-
Putin: Plani i Trumpit mund të jetë baza për një zgjidhje përfundimtare në Ukrainë