Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia do t’i ndalë bombardimet në qytetin ukrainas Mariupol, vetëm kur forcat ukrainase të dorëzohen në këtë qytet, raporton BBC të mërkurën.
Putini këtë ia ka thënë presidentit të Francës, Emmanuel Macron, gjatë bisedës që ka pasur me të, ka njoftuar Kremlini.
Por, sipas zyrtarëve francezë, thuhet se lideri rus është pajtuar të shqyrtojë planin për të evakuuar civilët nga qyteti.
Zyrtarët francezë e kanë quajtur situatën në Mariupol si katastrofale dhe kanë shtuar se civilët duhet të mbrohen dhe largohen nëse duan të bëjnë këtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pikëpyetjet e Putinit për marrëveshjen e paqes
-
Putini viziton Mariupolin, qytetin ukrainas që rusët e kanë nën pushtim
-
Putini-Macronit: Perëndimi të ndalojë furnizimin me armë në Ukrainë
-
Putin: Bisedimet me Ukrainën do të vazhdojnë online
-
Macron shprehu shqetësimin për Mariupolin në telefonatën me Putinin