Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka thënë të martën homologut të tij francez, Emmanuel Macron, se Perëndimi duhet të ndalojë furnizimin me armë në Ukrainë dhe akuzoi Kievin se nuk po i merr seriozisht bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit, ka njoftuar Kremlini.
Duke akuzuar forcat ukrainase për kryerjen e krimeve të luftës dhe duke pretenduar se BE-ja po i injoronte ato, Putin i tha Macronit se “Perëndimi mund të ndihmojë në ndalimin e këtyre mizorive duke ushtruar presion mbi autoritetet e Kievit, si dhe duke ndaluar furnizimin me armë në Ukrainë", raportoi “ChannelsTv”.
Putin ka pretenduar se Kievi nuk është i gatshëm për të punuar seriozisht në dhënien fund të konfliktit.
“Pala ruse është ende e hapur për dialog”, i tha lideri rus Macronit, sipas deklaratës së Kremlinit.
Zyra e Pallatit Elysee në Francë ka thënë se përtej përsëritjes së thirrjeve ndaj Rusisë për t'i dhënë fund sulmit ndaj fqinjit me armëpushim dhe bisedime paqeje, ai i ka kërkuar Putinit që të lejonte evakuimet nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol.
-
Peskov: Dërgesat e armatimit për Ukrainën duhet të ndalojnë para se të ndodhë armëpushimi
-
Kërcënon Putini: Përdorimi i armëve perëndimore nga Ukraina e vë NATO-n në luftë me Rusinë
-
Macroni kërkon që Ukraina të lejohet ta sulmojë Rusinë me armët e Perëndimit
-
Putini paralajmëron Perëndimin: Mos lejoni Ukrainën ta godasë territorin rus
-
Macroni nuk e përjashton dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë