Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se bisedimet me Ukrainën janë do të vazhdojnë online dhe shpreson se do të arrijnë rezultat pozitiv, raportoi të hënën BBC-ja.
Gjatë takimit e Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Putini ka thënë se Moska zyrtare po pret zgjidhje diplomatike.
“Ne ende presim dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të arrijmë marrëveshje përmes një kanali diplomatik", ka thënë ai.
Duke iu referuar situatës aktuale në Mariupol, të cilën ai e ka përshkruar "të ndërlikuar dhe tragjike", Putin ka thënë se nuk po zhvillohen më operacione ushtarake ruse në qytetin e rrethuar.
Ai ka thënë se bisedimet e fundit në Stamboll kishin arritur një përparim, por pretendoi se kanë shënuar ndryshim pas raporteve për mizori kundër civilëve në qytetin ukrainas Bucha.
Putini ka pretenduar se ato janë provokime dhe se ushtria ruse nuk ka asnjë lidhje me të.