Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten presidentit rus Vladimir Putin se ishte shumë i shqetësuar për situatën në Mariupol, qyteti ukrainas që është goditur nga granatimet e vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, sipas një njoftimi nga Presidenca franceze.
Macroni "ndau shqetësimin e tij të madh me presidentin Putin në lidhje me situatën në Mariupol dhe kërkoi edhe një herë një armëpushim të menjëhershëm".
“Presidenti Macron i kërkoi atij masa konkrete dhe të verifikueshme për heqjen e rrethimit të Mariupolit, lejimin e aksesit humanitar dhe një armëpushim të menjëhershëm”, shtohet në deklaratë, transmeton CNN.
“Presidenti francez përmendi përsëri përkeqësimin e situatës në Ukrainë, sulmet e vazhdueshme që godasin civilët dhe dështimin për të respektuar ligjin humanitar, ndërkohë që negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase nuk kanë çuar për momentin në ndonjë përparim”, sipas zyrës së Macronit.
Në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse Putin e kishte akuzuar Ukrainën për krime lufte në bisedën me Macron, Presidenca shtoi: "Siç e ka bërë publikisht, presidenti Putin vendosi përsëri përgjegjësinë për konfliktin në Ukrainë".
Telefonata zgjati pak më shumë se një orë.
-
Macroni shpreson që lufta në Ukrainë të përfundojë deri në fund të mandatit të tij
-
Macron: Trumpi gjatë takimit me Putinin synon armëpushimin në Ukrainë
-
Macron: Rusia nuk e do armëpushimin – Evropa duhet të tregojë unitet përballë agresionit
-
Macroni: Së pari armëpushim pastaj bisedime Rusi-Ukrainë
-
Macron bisedon me Trumpin: Duhet të punojmë pa u ndalur për armëpushim në Ukrainë