Duke shprehur bindjen se Serbia e Rusia do të ruajnë raportet tejet miqësore, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka uruar homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, të mërkurën, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme në fundjavë.
Në një bisedë telefonike, Vuçiqi ka thënë se Serbia do të vazhdojë të ndjekë politikat në rrugën evropiane, por duke ruajtur raportet tradicionale e të sinqerta miqësore me Rusinë.
“Dy presidentët analizuan situatën ekonomike dhe raportet bilaterale në fushën e energjisë dhe tregtisë, që përjetoi rritje më 2021 dhe dy muajt e parë të 2022-s”, thuhet në njoftimin që kanë dhënë nga Presidenca e Serbisë.
Siç shkruan “N1”, Vuçiqi e ka informuar Putinin për vështirësitë me të cilat Serbia po përballet për importin e karburanteve.
Po ashtu thuhet se Putini e ka njoftuar Vuçiqin për “arsyet përse Rusia ka nisur ‘operacionin special në Ukrainë’”. Ndërkaq Vuçiqi “ka shprehur shpresën që lufta në Ukrainë të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundshme”.
Serbia bashkë me Bjellorusinë janë dy vendet e vetme në Evropë që s’kanë vënë sanksione ekonomike ndaj Rusisë qëkur nisi pushtimin e Ukrainës.
-
Putin: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
-
Vuçiq bisedon me Putinin, i thotë se Serbia s’do t’i vendosë asnjë sanksion Rusisë
-
Vuçiqi e uron Putinin për fitoren në zgjedhje, e njofton për situatën në Kosovë
-
Vuçiqi me ambasadorin rus bisedon për situatën në Kosovë
-
Putin: Serbia partnere e besueshme e Rusisë, e përkrahim për Kosovën