Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Putin: Serbia partnere e besueshme e Rusisë, e përkrahim për Kosovën

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka konsideruar Serbinë partnere të rëndësishme dhe të besueshme, ndërsa i ka ofruar mbështetje për çështjen e Kosovës.

“Serbia është partnere e rëndësishme dhe e besueshme e Rusisë”, ka qenë mesazhi që Putini ia ka dërguar atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ditën e Shtetësisë. “Ne përkrahim përpjekjet tuaja në mbrojtje të integritetit territorial dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, thuhet tutje në këtë letër.

“Jam i bindur që zhvillimi i mëtejmë i partneritetit strategjik Rusi-Serbi korrespondon plotësisht me interesat e kombeve tona vëllazërore. Sinqerisht ju uroj shëndet dhe sukses, mirëqenie dhe prosperitet të gjithë qytetarëve të Serbisë”, thuhet në urimin e Putinit, shkruan “N1”.

Serbia është ndër të paktat vende që s’i kanë vënë sanksione Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës një vit më parë.

Artikuj të ngjashëm