Presidenti rus, Vladimir Putin i ka akuzuar vendet perëndimore se po e rishkruajnë historinë botërore në një përpjekje për ta “dobësuar” Rusinë dhe minuar sovranitetin e saj.
Gjatë një takimi të ngarkuar me përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore të Rusisë, Putini ka theksuar se qëllimet e vendeve perëndimore ishin “të përçahen, të na privojnë nga udhëzimet dhe në fund ta dobësojnë Rusinë dhe të ndikojnë në sovranitetin e saj, në fakt, të minojnë sovranitetin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se “shtrembërimi” i historisë dhe “mbjellja e miteve” ishin përgjegjëse për situatën në Ukrainë.
“Një skenar i tillë, siç e shohim, tashmë është testuar në disa vende, përfshirë Ukrainën, dhe në një numër shtetesh të tjera”, ka theksuar presidenti rus.
Ai shtoi se identiteti kombëtar i Rusisë “mbetet vazhdimësia e brezave, besnikëria ndaj traditave dhe udhëzimet e larta morale shpirtërore”.