Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas Kremlinit, Putin i ka thënë Erdoganit se Rusia do të ndalë operacionin ushtarak nëse Ukraina ndalon luftimin dhe plotëson kërkesat e Moskës, raporton BBC.
Rusia insiston se pushtimi i saj i Ukrainës nëpërmjet rrugëve tokësore, ajrore dhe ujore, është një operacion i veçantë ushtarak, për të “denazifikuar” Ukrainën.
Putin ka insistuar se sulmi po shkon sipas planit.
Sipas deklaratës së Kremlinit, Putin ka thënë se shpreson që negociatorët ukrainas të kenë një çasje më konstruktive.
Ndërkohë nga Zyra e Erdoganit është thënë se lideri turk ka bërë thirrje për një armëpushim urgjent.
-
Kremlini: Putini riafirmon angazhimin për zgjidhje diplomatike të konfliktit në Ukrainë
-
Erdogani i thotë Putinit se Turqia po punon për një fund të drejtë të luftës në Ukrainë
-
Putin shpreson se bisedimet për paqe me Ukrainën do të vazhdojnë
-
Turqia e gatshme të presë negociatat Rusi-Ukrainë, thotë Erdogan
-
Putini bën thirrje për “bisedime direkte” me Ukrainën