Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Putin: S’mund të ketë fitues në një luftë bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se në një luftë bërthamore nuk do të ketë fitues dhe se nuk duhet filluar luftë e tillë kurrë.

“Si një shtet palë në Traktatit të Mospërhapjes së armëve bërthamore dhe një prej garantueseve, Rusia i përmbahet vazhdimisht marrëveshjes dhe frymës së traktatit”, thuhet në një letër që Putin ia ka dërguar pjesëmarrësve të një konference të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në New York në lidhje me Traktatin.

“Ne shkojmë nga fakti se nuk mund të ketë fitues në luftën bërthamore dhe ajo nuk duhet të niset kurrë dhe ne qëndrimë për siguri të barabartë dhe të pandarë për të gjithë anëtarët e komunitetit global”.

Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në fjalimin e tij ka paralajmëruar se: “Njerëzimi është vetëm një keqkuptim larg asgjësimit bërthamor”.

Ndërkohë Sekretari amerikan Antony Blinken ka akuzuar Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore si metodë kërcënimi.

“Në botën tonë nuk ka vend për shantazh apo frikësim me armë bërthamore. Ne duhet të qëndrojmë së bashku për ta refuzuar këtë”, ka thënë Blinken.

Artikuj të ngjashëm